Lajme

Therja me thikë në Deçan, arrestohet i dyshuari


Policia e Kosovës.

Të hënën e 8 gushtit, një person është sulmuar me thikë në Deçan nga dy të dyshuar të mitur.

Policia e Kosovës, kishte bërë të ditur se viktima pas tretmanit në spitalin e Pejës ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë të hënës i dyshuari ka qenë në kërkim nga Policia, ndërsa të martën përmes raportit 24 orësh të Policisë është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull  kosovar  i mitur”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore