Kosova

Theret me thikë një 18 vjeçar në Gjakovë – rasti vazhdon të jetë nën hetime


Ilustrim.

Një 18-vjeçar L.M është therur me thikë dje në oborrin e kolegjit “Mehmet Akif”, ku ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Me datë 28.04.2022, rreth orës 16:00 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë se një person  i therur me thike është duke pranuar tretman mjekësor ne emergjence e spitalit rajonal “Isa Grezda”- Gjakovë”.

Ai tutje ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe është liruar për ne shtëpi. Mjeti i mprehte  është konfiskuar”.

Gjithashtu nga Policia e Kosovës është thënë se rasti po vazhdon të jetë nën hetime.

Policia e Kosovës.

Ndërsa me rastin janë duke u marrë të gjitha njësitet relevante policore.

“Patrulla policore me te pranuar informatën iu ka përgjigjur rastit  dhe kane takuar viktimën e lartcekur i cili deklaron se pasi kishte përfunduar procesin mësimor  ne oborrin e  kolegjin “Mehmet Akif”, i dyshuari duke lozur nga pakujdesia me një mjete te mprehte (brisk I vogël)  e kishte therur viktimën ne kofshën e majtë  duke I shkaktuar lëndim te lehte trupor”.

“Rastit i janë përgjigjur te gjitha njësitet relevante policore. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit Kujdestar lirohet ne procedurë te rregullt”, deklaroi Gjurkaj për AP.

Albanian Post ka kontaktuar edhe Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë për të u informuar lidhur me këtë rast, nga të cilët është bërë e ditur se gjendja e pacientit është shumë e mirë.

“Gjendja është shumë e mirë nuk ka qenë plagë e thellë, e kanë bërë qepjen ka marrë vaksinat dhe është lëshuar për në shtëpi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore