Lajme

Thënia e shpikur amerikane e Avni Zogianit se “të luftosh me gazetarët është si të luftosh me derrat”


Avni Zogiani, antarë i Lëvizjes Vetëvendosje

“Me luftu me gazetarin, është ngjashëm si me lutu me derrin, ti bëhesh i pistë dhe derri bëhet i pistë. Por atij i pëlqen”, ka thënë Avni Zogiani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke kujtuar një të thënie, siç pohoi ai, të një gazetari amerikan.

Zogiani deklaroi kështu në emisionin “Frontal” në T7, kur ka komentuar rreth përplasjeve që qeveria aktuale po ka me mediat në Kosovë.

Thënia që përdori Zogiani në fakt s’ka lidhje me gazetarë e as nuk është thënë nga ndonjë gazetar.

Atë të popullarizuar e bëri industrialisti kanadezo-amerikan, Cyrus S. Ching, derisa autori saktësisht nuk dihet, por shumë kush ua atribuon dy shkrimtarëve amerikanë, George Bernard Shaw dhe Mark Twain.

Ajo çfarë dihet është që thënia s’ka të bëjë me gazetarë fare. Është thjesht thënie që i referohet çfarëdo situate, në raste kur dikush të këshillon se nuk ja vlen të kesh përplasje me një person të caktuar, sepse ai mund të mos jetë në nivelin tënd.

Gjithsesi, Zogiani vazhdoi duke thënë se “i pëlqen gazetarit të bëhet pis” dhe për këtë tha se është shumë i sigurt, sepse “unë vetë kam punuar gazetar”.

“Gazetarët nuk janë të fëlliqur, por gazetarët, si të thuash, kanë dëshirë që të kenë reagime të tilla”.

Diskutimin e kësaj teme Zogiani e vazhdoi duke marrë sërish veten shembull, “unë vet kur kam punu si gazetar kam pasur dëshirë të kem reagime”.

Për fyerjet e herëpashershme të qeveritarëve karshi mediave, dhe sidomos këto të fundit, ku Kryeministri Kurti kërkoi nga gazetarët vendës që të mos ndikohen nga Beogradi, Zogiani ka një arsyetim të çuditshëm për shefin e qeverisë.

“Nuk përjashtohet mundësia që edhe në mënyrë të pavetëdijshme një pjesë e medieve ndikohen nga Beogradi. Ne kemi parë që lajmet merren shabllon, nxjerrën merren, nganjëherë ka edhe gabime teknike, sepse askush me mendje të shëndoshë nuk është çmend me thënë ‘shteti inekzistent i Kosovës’”.

“Nuk ka thënë askush që nuk duhet të merren lajme nga mediet serbe, por problemi fillon kur bëhet një farë varësie nga mediet serbe dhe gjenerimi i opinionit publik neve na deformohet, për shkak të varësisë nga lajmet e tilla”, tha Zogiani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore