Lajme

Thaçi i kërkon bast Kurtit: Nëse humb zgjedhjet në Tetovë, duhet ta lirosh karrigen e kryeministrit – nëse fiton…


Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, kërkoi që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të bëj një marrëveshje publike mbi zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku këshilltari i kreut të ekzekutivit kosovar, Bekim Qoku, garon në njësinë zgjedhore numër 6.

“Unë them të bëjmë një pakt publik: Po fitove në Tetovë, unë ikë nga kjo punë; ama po humbe, duhet ta lirosh karrigën edhe këtu [në Kosovë]”, deklaroi Thaçi në një intervistë të fundit, ndërsa komentoi ndërhyrjen e kryeministrit Kurti në ciklin zgjedhor që do të mbahet më 8 maj.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit, ku garuan shtatë kandidatë në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin votat e mjaftueshme për ta siguruar raundin e dytë.

Nga koalicioni “Fronti Evropian” nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), garoi Bujar Osmani, ministri aktual i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, i cili mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN dhe kandidati që u mbështet edhe nga kryeministri Kurti, mori vetëm 9.21 për qind të votave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore