Lajme

Tetovë: 1 i lënduar që ndihmoi në shuarjen e zjarrit në ish-Fabrikën e Duhanit


Foto nga djegia e ish-Fabrikës së Duhanit në Tetovë

Një person ka pësuar lëndime gjatë intervenimit duke tentuar të shuajnë zjarrin në Tetovë.

Në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut, ish-fabrika e duhanit është përfshirë nga një zjarr i madh.

I lënduari në këtë rast ishte një qytetar i cili ka shprehur vullnetin të ndihmoj, ndërsa disa persona të tjerë kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit, raporton Alsat-m.

Ky person ka qenë një qytetar i cili ka ndihmuar derisa disa persona të tjerë kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi, shkruan Alsat-mk,

Zjarri është lajmëruar në mesditë. Sipas raportimeve të para nga terreni, bëhet e ditur se ky zjarr rrezikon edhe objektet përreth fabrikës.

Zjarrfikësit e Tetovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të shuar këtë zjarr të madh. Në ndihmë u kanë dalë edhe kolegët nga Shkupi e Gostivari.

Policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve afër kësaj zone.

Ka nisur edhe intervenimi nga qielli për shuarjen e zjarrit në Tetovë. Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, helikopteri i cili ka arritur tashmë në Tetovë, do të tentojë të pengojë përhapjen e zjarrit në pjesën ku ruhen lëndët shpërthyese.

“Për momentin po punohet në detektimin e ajrit, gjegjësisht nëse ka gazra toksikë dhe çfarë lloji. Situata për momentin nuk është alarmante. Sipas informacioneve që kemi, ka një nivel të shtuar të grimcave PM. Për këto arsye kemi kërkuar që uji të hidhet përgjatë vijës së zjarrit, gjegjësisht të pengohet që zjarri të mos bartet në pjesën e pasme ku ka kontejnerë me lëndë shpërthyese”, ka thënë Angelov.

Zjarri që kaploi ish fabrikën e Monopolit në Tetovë ka shkaktuar tym të zi dhe shumë të dendur i cili do të ndikoj në ndotjen e ajrit dhe ndaj shëndetit të të sëmurëve kronik, andaj autoritetet kompetente bëjnë apel që të sëmurët kronik dhe gjithë ata që kanë probleme me organet e frymëmarrjes të mos dalin pa nevojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore