Lajme

Terminalet evropiane të porteve të naftës goditen nga sulmet kibernetike


Terminalet e mëdha të naftës në disa nga portet më të mëdha të Evropës Perëndimore kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.

Ky sulm vjen në një kohë kur çmimet e energjisë po rriten.

Prokurorët belgë kanë nisur një hetim për hakerimin e objekteve të naftës në hyrjet detare të vendit.

Sulmet kanë përfshirë Antwerp-in, portin e dytë më të madh në Evropë pas Roterdam-it.

Në Gjermani, prokurorët po hetojnë një sulm kibernetik që synonte objektet e naftës.

Çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë të shtatë viteve muajin e kaluar.

Kjo, mes tensioneve diplomatike me furnizuesin e gazit, Rusinë.

Faturat e energjisë po nxisin një rritje të inflacionit, gjë që ka trembur politikëbërësit evropianë.

Sipas një ndërmjetësi të specializuar, hakerimi i dyshuar po prek disa porte evropiane.

Agjencia policore e BE-së, Europol, tha se ishte në dijeni të incidenteve në Gjermani dhe u kishte ofruar mbështetje autoriteteve.

Një nga viktimat kryesore duket se është qendra ndërkufitare holandeze dhe belge Amsterdam-Roterdam-Antwerp e tregtisë së naftës, ku sistemet e IT të kompanisë u prekën nga sulmi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore