Lajme

Tensionet me Iranin: SHBA-të dërgojnë F-16 në Ngushticën e Hormuzit


Shtetet e Bashkuara po rrisin përdorimin e avionëve luftarakë rreth ngushticës strategjike të Hormuzit për të mbrojtur anijet nga kapja iraniane, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve.

Kjo, duke shtuar se SHBA-të janë gjithnjë e më të shqetësuara për forcimin e lidhjeve midis Iranit, Rusisë dhe Sirisë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia amerikane “Associated Press”.

Një zyrtar u tha gazetarëve në Pentagon se SHBA-të do të dërgojnë avionë F-16 në rajonin e Gjirit këtë fundjavë për të mbështetur avionët sulmues A-10 që patrullojnë atje për më shumë se shtatë ditë, shkruan AP-ja.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se F-16-të do të ofrojnë mbështetje ajrore për anijet që kalojnë nëpër ngushticë si një parandalues kundër sulmeve të mundshme.

Agjencia amerikane tha se masa vjen pasi Irani u përpoq të kapte dy cisterna nafte pranë ngushticës javën e kaluar, duke hapur zjarr ndaj njërës prej tyre.

Marina Amerikane tha se anijet iraniane u larguan kur shkatërruesi amerikan USS McFaul iu afrua atyre.

Ngushtica e Hormuzit është strategjikisht e rëndësishme sepse kontrollon trafikun detar drejt Kuvajtit dhe Irakut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore