Lajme

Teheran: Parandalohet një sulm kamikaz


Shefi i policisë së Teheranit konfirmoi më 24 shkurt se javën e kaluar ishte arrestuar një iranian. Të arrestuarit i ishte konfiskuar një sasi eksplozivi e fshehur në trup. 

Sipas agjencisë së lajmeve, Iribnews, Gjenerali Husein Rahim deklaroi se shtetasi iranian në momentin e arrestimit “mbante me vete një pistoletë dhe një sasi eksplozivi”. Sipas gjeneralit, personi i cilësuar si “kamikaz”, identiteti i të cilit nuk ishte bërë i ditur, ishte denoncuar nga punonjësi i taksisë në të cilën ndodhej shtetasi iranian. Taksisti e kishte kallëzuar për shkak se i dukej një personazh i dyshimtë.

Një oficer policie kishte arritur t’i afrohej të dyshuarit. Sipas të njëjtit burim, oficeri i policisë kishte arritur t’i “çaktivizonte” eksplozivin të dyshuarit. Më pas ai u arrestua.

I arrestuari ishte manipuluar nga “kundërshtarët” e Republikës Islamike. Gjenerali tha se ai kishte ndërmend të “sulmonte ” disa zona në Teheran.  Gjenerali nuk dha detaje të tjera për përkatësitë politike të personit apo për vendet ku mendonte të kryente sulmet. 

Vitet e fundit, Irani ka qenë shënjestra e disa sulmeve vetëvrasëse. Më së shumti këto sulme pretendohet se janë kryer nga grupe ekstremiste sunite.

Një tjetër koalicion  i paraqitur në KQZ mbrëmjen e 24 shkurtit  për të marrë pjesë në zgjedhje është “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”. Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore