Zgjedhjet në Kosovë

Të rinjtë kosovarë nuk i besojnë vaksinës kundër COVID-19


Në një sondazh të inicuar nga UNICEF zyra në Kosovë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, mbi pranimin e vaksinës kundër COVID-19, adoleshentët dhe të rinjtë Kosovarë janë shprehur se nuk i besojnë kësaj vaksine, njofton Albanian Post.

Nga 1.454 të anketuar, mosha 15 deri 24 vjeç, përmes platformës U Report, vetëm 43% e respodentëve konsiderojnë se vaksinat janë të sigurta në përgjithësi.

 

Në këtë sontazh të realizuar në dhejtor të vitit 2020, dy në tre të anketuar (66%) kanë dëgjuar informata negative rreth vaksinës.

62% e të rinjve mendojnë se vaksinat janë efektive në parandalimin e sëmundjeve infektiveve.

Rreth gjysma e U-reporterëve (54%) kanë deklaruar se informatat rreth vaksinës për COVID-19 zakonisht i marrin përmes internetit (rrjete sociale, kërkime në Google, blog) dhe më pak nga mjetet tjera të informimit si televizion dhe radio.

Më pak se gjysma e të anktuarve (40%) kanë deklaruar se do ta merrnin vaksinën për COVID-19.

25% kanë thënë se nuk do ta merrnin dhe 35% janë shprehur të pa vedosur për shkak të informacioneve rreth vaksinës dhe shqetësimeve rreth sgurisë së saj.

Në pyetjen se pse ju nuk do të merrnit një vaksinë kundër COVID – 19, 84% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë informacione të mjaftueshëme dhe se shqetësohen për sigurinë e vaksinës.

Në pyetjen se sa janë të informuar rreth virusit COVID-19, 44% e konsiderojnë veten të informuar ndërsa 53% e konsiderojnë veten disi të informuar.

U-Report është një mjet dixhital falas dhe anonim, i krijuar nga UNICEF Global, ku janë regjistruar përdoruesit – Reporterët e U – të cilët mund të flasin në mënyrë anonime për tema që janë të rëndësishme për ta dhe komunitetin e tyre.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore