Sport

Të kesh pak, por të arrish shumë


E mrekullueshme – kështu mund të cilësohet aventura e Brendan Rodgers te Leicester City deri më tani.

Kampionin surprizë të vitit 2016, Rodgers e ka shndërruar në jo aq surprizë, me dhelprat që tani kanë zënë vend në top skuadrat e Premier League.

E pesta sezonin e kaluar dhe e treta këtë sezon, deri më tani, Leicester ka kthyer në normalitet pjesëmarrjen në kupat evropiane, me synim madhor Champions-in për sezonin 2021/22.

Të dielën e 21 marsit, Leicester-i mundi United-in 3-1 në “King Poër” duke iu drejtuar gjysmëfinaleve të FA Cup.

Në gjysëmfinalen e “Ëelmbey-t”, Leicester përballet me Southampton-in, me synim që të arrij finalen e madhe.

Ndeshja e djeshme ishte edhe e 100-ta e Brendan Rodgers në drejtim të Leicester.

53 janë fitore, 20 barazime dhe 27 humbje – një rekord i jashtëzakonshëm me futbollistët në dispozicion.

Ka kthyer futbollistë të akademisë në super yje, duke u mbështetur në eksperiencën e Vardy-t dhe Schmeichel-it.

Surpriza e dekadës së fundit, realiteti i dekadës së re, Leicester City po ngjit shkallët në Premier League me hapa gjigant.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore