Lajme

Të hënën vazhdon Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës


Kuvendi i Kosovës

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdon të hënën e gjashtë dhjetorit me fillim nga ora 11:00. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun përmes një komunikate për media.

Në rend të ditës do të jenë shumë pika për diskutim, ku do të fillohet me pikën e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021, e cila ka të bëjë me votimin e Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

Ndërsa në pikën e dytë të rendit të ditës është parapa të diskutohen një varg pikash të papërfudnuara të mbetura nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe ajo e 6 gushtit, e që kanë të bëjnë me votimet e disa projektligjeve.

“4.Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10”.

“6.Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”.

“11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni”.

Në pikën e tretë të rendit të ditës do të shqyrtohet dhe do të vihen për votim pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021, e që ka të bëjë me Votimin e Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Ndërsa në pikën e katërt të rendit të ditës janë parapa të votohen një varg raportesh të komisioneve e agjencioneve të ndryshme të Kuvendit.

Gjithashtu në këtë pikë të diskutimit do të votohet për emërimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, Votimin për përzgjedhjen e një kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe do të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kurse në pikën e fundit të rendit të ditës është parapa të shqyrtohen disa projektligje si aji inspektim, për produktet biocide, për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, ai për punimet nga metalet e çmuara si dhe do të bëhet shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020.

Ndërsa krejt në fund është parapa të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, gjë që nuk ishte arritur të behet në seancën e kaluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore