Lajme

Të hënën seanca e radhës për vrasjen e Ivanoviçit, figura të larta politike pritet të dëshmojnë


Oliver Ivanoviç

Këtë të hënë pritet të vazhdoj procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, ku në këtë seancë pritet që dëshmitarë të jenë figura të larta të politikës.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, avokati i rastit, Musa Damati.

“Të hënën me datë 22/11/2021 duke filluar nga ora 09:30 do të vazhdoj procesi gjyqësor penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit serb Ivanoviç, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikes”, tha Damati.

Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se  partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Në kohën e ngjarjes, Ivanoviç ishte në proces gjyqësor, për pretendime mbi vrasjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës çlirimtare të vitit 1999. Deri në vitin 2008, ai ishte kreu i serbëve të Kosovës.

Pas firmosjes së marrëveshjes së Brukselit, Serbia dhe Kosova filluan normalizimin e raporteve. Nga kjo kohë qasja e Ivanoviç në politikë ishte moderuar. Në vitin 2014 ai u akuzua për krime lufte dhe u burgos.

Në 2016-ën, u dënua me nëntë muaj burgim nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX. Ndërkohë në vitin 2017, Gjykata e Prishtinës e anuloi këtë vendim duke e liruar politikanin serb dhe duke rinisur një proces të ri.

Gjatë kësaj kohe, Ivanoviç mori kërcënime të shumta, deri në çastin e vrasjes së tij, në janar të 2018-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore