Sport

Të gjithë sytë në Rio, Bad News Eagles nisin rrugëtimin


Foto: HLTV

Sot, më 31 tetor, fillon një nga turnetë më të mëdhenj të CSGO-së në botë.

Në këtë turne do marrin pjesë edhe skuadra kosovare, Bad News Eagles, të cilët u kualifikuan për në Major, për herën e dytë radhazi.

Ky turne, këtë herë do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, ku të gjitha ndeshjet do të luhen me mijëra tifozë të pranishëm.

Ndeshja e parë e BNE-së do jetë kundër skuadrës braziliane, 00 Nation, e cila është e përbërë nga disa legjenda të CSGO-së, si Coldzera e Taco.

Dueli i parë i BNE-së do fillojë në ora 16:15 (me orën tonë lokale).

Momentalisht, skuadra nga Kosova janë në Challengers Stage, dhe për t’u kualifikuar në Legends Stage, atyre do të iu duhet tre fitore, ku do radhiten me ekipet më të mira të botës.

Foto: HLTV

BNE po bëjnë diçka, që pak njerëz kanë arritur ta bëjnë, gjatë këtij turneu do ngritet edhe flamuri i Kosovës në Rio, pavarësisht se Brazili nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Për t’u kualifikuar në këtë Major, BNE mposhtën skuadrën ruse, Forze me rezultat 2:1.

Kujtojmë, se në majorin e kaluar, që u mbajt në Antwerp të Belgjikës, BNE arritën një sukses të madh, të cilët hyn në mesin e 16 ekipeve më të mira në botë, në paraqitjen e tyre të parë në një turne kaq të madh.

Fituesi i këtij Majori do marr 500 mijë dollar, vendi i dytë do marr 170 mijë dollarë, dhe pozitat tre dhe katër do fitojnë 80 mijë dollarë.

Ekipi i BNE është i përbërë nga pesë lojtar: Dionis Budeci (Sinnopsyy), Flatron Halimi (Juanflatroo), Rigon Gashi (RigoN), Genc Kolgeci (Gxx) dhe Sener Mahmuti (SENER1).

Po ashtu nuk duhet të harrohen edhe trajneri i skuadrës, Klesti Kola, dhe komentatori i BNE, Ernest Xhoci.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore