Muzikë

“Ta du” nga Era Istrefi grumbullon mbi 200 mijë klikime në YouTube, në më pak se 24 orë


Këngëtarja kosovare Era Istrefi të enjten e 15 qershorit e ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Ta du”.

Akoma pa i mbushur 24 orë që prej lansimit, Era ka arritur të grumbullojë pothuajse 200 mijë klikime në platformën e YouTube, ku edhe e ka publikuar këngën e re në kanalin zyrtar të sajin në këtë platformë.

Gjithsesi, kënga e re e Erës është cilësuar nga fansat si një rrymë e re e saj, shumë më ndryshe sesa nga ato që kishte sjellë në të kaluarën.

Por, “Ta du” është përqafuar menjëherë nga audienca, derisa ndjekësit e kanë suportuar pafund në mediat sociale.

Pos fansave e kolegëve, mbështetje sigurisht Era ka marrë edhe prej të motrës, këngëtares së njohur, Nora Istrefi.

Nora në llogarinë e saj të Instagramit, ku numëron mbi 1 milion ndjekës ka postuar këngën e re të Erës, derisa edhe e ka etiketuar yllin e hitit “BonBon”.

Projekti i fundit para “Ta du” i Erës, mbetet “Idiot”, e cila ishte një prej hiteve në diskografinë shqipfolëse, derisa aktualisht numëron mbi 17 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore