Lajme

Szunyog: Sulmi në Banjë i ktheu të gjithë sytë nga Kosova


Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, sipas shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, “ktheu sytë” nga Kosova dhe rriti shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për situatën e sigurisë në Veri, derisa ka shtuar se shtetet anëtare të BE-së po ndjekin nga afër debatin publik dhe deklaratat për mundësinë e një sulmi tjetër kundër Kosovës.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm se sulmi i dhunshëm në Banjskë ngriti alarmin duke qenë se përmasat e këtij operacioni ishin të paprecedentë dhe sasia e municioneve dhe armëve të konfiskuara ishin masive. Në të vërtetë, ky sulm i ktheu të gjithë sytë nga Kosova dhe rriti shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, tha Szunyog në një intervistë për Albanian Post.

Madje sulmi në Banjë, për njeriun kryesor të BE-së në Kosovë, “ndezi alarmin”, meqë përmasat e këtij operacioni ishin të paprecedentë dhe sasia e municioneve dhe armëve të konfiskuara ishin masive.

“Ne gjithashtu presim që të gjithë autorët të kapen dhe të sillen menjëherë para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të marrë të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim”, shtoi ai.

Vizat na i hoqën, jo edhe masat – Intervistë e shefit të Zyrës së BE në Kosovë, Tomas Szunyog, për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore