Lajme

Sydney: Evakuohen më shumë zona nga reshjet


Janë shtua zonat e Sydneyt të cilat duhet të evakuohen për shkak të një rreziku të madh nga përmbytjet. Reshjet e mëdha të shiut vazhdojnë të godasin shtetin e New South Wales  (NSY) të Australisë. Autoritetet thonë se kushdo që jeton në zona të ulëta të qytetit duhet të largohet.

Në konferencën e së dielës, Kryeministrja e NSW-së, Gladys Berejiklian paralajmëroi se pjesë të bregdetit të Veriut Mid të shtetit po përjetonin një “ngjarje një në 100 vjet “.

Një ditë më parë, Warragamba Dam, burimi kryesor i ujit në Sydney, filloi të mbushej për herë të parë në vite.

Dhjetëra njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet në New South Wales. Zyrtarët paralajmërojnë “përmbytje të rrezikshme për jetën”.

Rrugët kryesore mbeten të mbyllura. Qindra njerëz tashmë janë mbledhur në qendrat e evakuimit emergjent të ngritura në të gjithë shtetin.

Ndërkohë, zyrtarë të emergjencave shtetërore thanë se një numër shkollash në zonat e prekura do të mbyllen të hënën e 22 marsit. Banorëve gjithashtu ju është  kërkua të punojnë nga shtëpia.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme ka të ngjarë të vazhdojnë deri në fund të javës së ardhshme.

Agata Imielska nga Byroja e Meteorologjisë paralajmëroi për reshje të lokalizuara intensive dhe erëra të dëmshme, duke thënë se njerëzit duhet të jetë i vetëdijshëm për “kushtet e rrezikshme” që mund të ndryshojnë shumë shpejt.

“Nëse nuk keni nevojë të udhëtoni, nëse nuk keni nevojë të dilni sot, kjo është dita për të qëndruar në shtëpi”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore