Shqipëria

Sveçla dhe Balla vizitojnë pikëkalimin kufitar në Vermicë


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria Bledi Çuçi.

Ministri i Punëve të Brendshme nga Kosova, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla, të hënën do të vizitojnë pikëkalimin kufitarë në Vermicë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, do të vizitojnë pikën e përbashkët të kalimit kufitarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Verimicë”, thuhet në komunikatë.

Pikëkalimi kufitarë në Vermicë.

Tutje është thënë se vizita do të fillojë në ora 13:00.

Më 12 prill, Kosova dhe Shqipëria kishin nënshkruar marrëveshje për përmirësimin e lëvizjes së lirë.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologut të tij në atë kohë Bledi Çuçi.

Sipas ministrit Sveçla përmes kësaj marrëveshje edhe qytetarët do të jenë më të afërt.

Teksa edhe bashkëpunimi ishte thënë se do të rritet mes të dyja palëve.

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për përmirësimin e lëvizjes së lirë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore