Përballje

Superliga e Kosovës/ Dukagjini shënon fitore të rëndësishme në udhëtim te Malisheva


Dukagjini ka marrë fitore shumë të rëndësishme në xhiron e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Malishevën në udhëtim me shifrat 1:2.

Ndeshja u zhbllokua një minutë para përfundimit të pjesës së parë, kur ukrainasi, Vladyslav Khomutov, e kaloi në epërsi ekipin nga Klina.

Pra, pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve, teksa që në fillim të së dytës vendasit e barazuan rezultatin me anë të Bihorac.

Por, Dukagjini reagoi përsëri në minutën e 66-të, duke e shënuar golin e epërsisë me anë të Santos, që doli të jetë edhe goli i fitores për ekipin nga Klina.

Me këtë fitore, Dukagjini tani është në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Malisheva mban vendin e tetë me katër pikë më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore