Sport

Superkupa e Kosovës: Prishtina dhe Llapi përballen për trofeun e parë të edicionit të ri


Prishtina dhe Llapi do të hapin sezonin e ri të futbollit në Kosovë, ku do të diskutojnë mes tyre Superkupën e Kosovës.

Prishtina vjen në këtë përballje, pasi që u shpall kampion i Kosovës në sezonin e kaluar, derisa skuadra e Llapit merr pjesë në Superkupë, pasi që fitoi Kupën e Kosovës në edicionin e kaluar.

Dyja ekipet luajtën këtë verë në kualifikimet për garat evropiane.

Prishtina fillimisht ishte pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku qysh në raundin e parë u eliminua nga skuadra e Ferencvaros, pasi humbi dy përballjet me rezultat të përgjithshëm 6:1.

Pastaj bardhekaltrit kaluan në kualifikimet për Europa Conference Leauge, ku xhiron e parë eliminuan skuadrën uellsiane, Connahs, pastaj në raundin e dytë u eliminuan nga klubi norvegjez, Bodo/Glimt.

Ndërsa, skuadra e Llapit nuk arriti ta kalojë asnjë xhiro në garat evropiane, pasi që në raundin e parë të kualifikimeve për Europa Conference Leauge, u mposhtën nga Shkupi me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:45 dhe mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadra do të fitojë trofeun e parë të edicionit të ri në futbollin kosovar.

Më poshtë mund ti shihni formacionet e mundshme që pritet të startojnë dy ekipet.

Prishtina (4-3-3): Halimi; B.Krasniqi, Vangjeli, Bekteshi, Mici; E.Krasniqi, Boshnjaku, Avdyli; Abazi, John, Kryeziu.

Llapi (4-3-3): Coric; Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi; Shabani, Ramadani, Riveira; Alidema, Veliu, Shillova.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore