Film

Super Mario vijon të shesë, kap 1 miliardë dollarë fitime në sallat e kinemave


Nuk ka më dyshime se hidrauliku më i famshëm në botë, Super Mario, vijon të mbetet një ikonë globale, ku arritja e tij më e fundit për studion Ninendo, është ajo e kapjes së 1 miliardë dollarëve në bileta të shitura për filmin e ri “Super Mario Bros Movie”.

Kështu, duke u bashkuar në atë që njihet si “Billion Dollar Club” në Hollywood dhe që përfaqëson filmat që kanë gjeneruar fitime mbi 1 miliard dollarë.

Me hapjen e qëndrueshme në Japoni fundjavën e fundit, ku filmi rroku mbi 14 milionë dollarë, shto edhe rreth 6 milionë me hapjen në Korenë e Jugut, lindja e largët u vërtetua si sukses për Nintendon, edhe pse jo në përmasat që pritej.

Filma të tjerë të bazuar në videolojëra më parë, kanë gjeneruar edhe mbi 40 milionë dollarë fitime në Japoni, në fundjavën hapëse.

Por sërish, fakti është se Mario mbetet ikonë globale dhe kjo tashmë është e pamohueshme.

Në javën hapëse në SHBA më 11 prill, me një datë gjeniale të lëshimit në sallat e kinemasë (fundjava u kthye në 5-ditore pasi përkoi me dy ditë pushimesh në SHBA), hidrauliku italian më i famshëm në botë ka arritur të gjenerojë 377 milionë dollarë fitime në gjithë botën, duke tejkaluar madje edhe rekordin e vendosur më parë nga “Frozen 2”, për filmin e animuar me më shumë të ardhura në fundjavën e parë.

Mbi 140 milionë fitime i mori vetëm në Amerikë.

Ky sukses i madh, ka reflektuar edhe faktin e ndikimit global që gjigandi japonez i teknologjisë, Nintendo, ka ende botërisht me figurën e Marios dhe vëllait të tij, Luigi.

Do të shkojë kështu Mario edhe më tej me fitime, kur filma të mëdhenj rivalë do të çelin siparin në ekranin e madh këtë javë?

Duhet parë! Por e sigurt është se të vegjlit – dhe të rriturit – po e shijojnë shumë daljen e parë në ekranin gjigand të Marios.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore