Lajme

Sulmohet me bombë automjeti i ambasadës italiane në Kabul


Media lokale afgane njoftuan që të hënën, një automjet i blinduar, që i përkiste ambasadës italiane në Kabul, u godit nga një shpërthim bombe.

“Automjeti, që ishte në shënjestër, i përket ambasadës italiane dhe mbante punonjës afganë të ambasadës. Një person u plagos lehtë nga shpërthimi,” i tha burimi i sigurisë gazetës afgane, Tolo News.

Sipas tij është dëmtuar edhe një automjet i Ministrisë së Ekonomisë.

Policia e Kabulit tha se askush nuk ishte vrarë dhe se asnjë grup ende nuk kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kabuli vazhdon të tronditet nga dhuna

Afganistani, dhe posaçërisht kryeqyteti Kabul, ka parë sulme pothuajse të përditshme në muajt e fundit. Sulmet kanë qënë në formën e bombave të telekomanduara mbi makinat, pritat dhe vrasjet në shënjestër.

Viti filloi me lajmin për vrasjen e një gazetari dhe aktivisti të shquar. U pasua nga të shtënat e dy grave gjyqtare, në makinën e tyre në Kabul, në mes të janarit.

Tolo News, ka bërë raportin se në Kabul kanë ndodhur mbi 170 incidente të dhunshme vetëm në 100 ditët e fundit. Janë vrarë 177 njerëz dhe janë plagosur 360 të tjerë.

Qeveria Afgane ka zhvilluar negociata për paqe me militantët talebanë në Katar.

Talibanët janë akuzuar për kryerjen e sulmeve të dhunshme në të gjithë vendin, për të rritur fuqinë e tyre në bisedime.

Shteti Islamik (IS) është gjithashtu aktiv në vend. Ata organizuan një sulm ndaj Universitetit të Kabulit më 2 nëntor 2020 me 35 të vdekur./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore