Shqipëria

Sulmi terrorist në Zelandën e Re, kombet bashkohen me komunitetin mysliman


Vendi ku ndodhi sulmi terrorist.

Autoritetet në Zelandën e Re në një deklaratë të shtunën e 4 shtatorit – pas një sulmi terrorist nga një ekstremist i frymëzuar nga Shteti Islamik (IS) – shprehu mbështetje të madhe për komunitetin mysliman.

Kjo erdhi pasi udhëheqësit theksojnë se veprimet e sulmuesit nuk duhet të shihen si një reflektim në komunitetin më të gjerë.

Të premten, një burrë goditi me thikë një numër blerësish në një supermarket në Auckland, para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Pas kësaj, kryeministrja Jacinda Ardern tha se ai ishte një ekstremist i vetëm, i cili ishte i njohur për policinë dhe po vëzhgohej prej kohësh.

“Ajo që ndodhi sot ishte e neveritshme. Ishte e urryer, ishte e gabuar, u krye nga një individ, jo nga një besim, jo ​​nga një kulturë, jo nga një etni, por nga një person i cili ishte i kapur nga ideologjia që nuk mbështetet këtu nga askush dhe asnjë komunitet”.

Të shtunën, një ditë pas sulmit, ajo bëri thirrje për mirësi dhe unitet përballë sulmeve. “Ne e kemi brenda fuqisë sonë të sigurohemi që veprimet e një individi të mos krijojnë një gjuhë urrejtjeje, gjykimi dhe trillimi”, tha Ardern.

“Le të lutemi për viktimat e sulmit – ato të së djeshmes dhe ato të së kaluarës”, bëri thirrje Kryeministrja.

Komuniteti mysliman i Zelandës së Re, i cili ende po shërohet nga sulmi më i keq terrorist në vitin 2019, kanë ofruar mbështetjen e tyre për viktimat – dhe shprehën shqetësimin e tyre se ekstremisti mund të shihet si disi përfaqësues i komunitetit.

Pas të shtënave të 15 marsit në Christchurch, Zelanda e Re u mblodh për të shprehur solidaritetin e tyre me komunitetin mysliman. Por vendi u detyrua gjithashtu të llogarisë një histori më të gjerë të racizmit, islamofobisë dhe shqetësimeve për epërsinë e të bardhëve që nuk merren seriozisht.

Shoqata Myslimane e “Canterbury” filloi financimin e grupeve për viktimat e sulmit të së premtes dhe mblodhi më shumë se 11 mijë e 300 dollarë brenda natës.

Sulmuesi ishte një burrë nga Sri Lanka dhe veprimet e tij u dënuan ashpër nga Zelanda e Re. “Komuniteti është në tronditje”, tha Sanjana Hattotuwa, një studiuese për lidhjet midis dhunës, ekstremizmit dhe mediave sociale.

“Unë mendoj se ekziston një shqetësim se veprimet e një personi, pavarësisht asaj që tha Ardern, mund të vazhdojnë të ngjyrosin të gjithë komunitetin”, tha Hattotuwa. “Ai nuk përfaqëson komunitetin. Komuniteti është 100% me viktimat”.

Këshilli Islamik i Grave të Zelandës së Re shprehu ngushëllimet e tyre për të mbijetuarat në një deklaratë dhe tha se, “stereotipizimi ose shënjestrimi i komuniteteve të veçanta shkakton dëm”.

Të paktën gjashtë persona u plagosën gjatë këtij sulmi. Nga personat e plagosur, tre ishin në gjendje kritike, njëri në gjendje të rëndë dhe një tjetër në gjendje të moderuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore