Shqipëria

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Rama: Nuk komentoj për askënd që ka çështje me drejtësinë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për akuzat e Ilir Metës ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj Altin Dumani duke thënë se nuk ka bërë ndonjëherë komente për askënd që ka çështje të hapur me SPAK-un apo që ndjen se SPAK-u mund t’i hapë një çështje.

“Nuk kam bërë koment pasi krijon kushtet që konfuzioni i krijuar nga këta njerëz që nuk fshin dot të kaluarën do të ishte shumë i madh”, tha Rama në një intervistë për “Report Tv”.

“Nuk mund të bëj asnjë koment. Di të them që shqiptarët e kanë treguar në të gjithë këto vite se kanë instikt të jashtëzakonshëm politik, e ka ky apo ai përgjegjësinë apo se këtij apo atij po i bie në qafë kot. E kuptojnë shqiptarët nuk është nevoja ta diskutojmë”.

Ai ka thekuar edhe se reformën në drejtësie ka bërë PS.

“Se kur më thonë e bënë amerikanët aty pastaj nuk e përmbaj dot veten për të thënë se amerikanët këtu kanë qenë dhe e kanë dashur luftën kundër korrupsionit që në ‘91 por pse nuk e kanë bërë, po kështu dhe Evropianët. Sepse nuk ka forcë të jashtme që mund ti imponojë një vendi asgjë nëse nuk është së paku më forcë e brendshme e mjaftueshme për ta çuar përpara një plan të caktuar. E dyta kur kam thënë se reformën në drejtësi e dua që për herë të parë të mos jetë e varur nga pushteti politik nuk kam pasur në mend ndonjë gjë tjetër dhe as nuk kam imagjinuar ndonjë gjë tjetër”.

Ndërsa sa i takon arrestimeve në Bashkinë Tiranë, Rama tha se SPAK “t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit”.

“SPAK po jep një kontribut të rëndësishëm në shembjen e mitit legjendar të pandëshkueshmërisë që i ka sunduar shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë. Ku ka prova për këdo qoftë nga njëra anë është rreshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e përbashkët dhe e shfrytëzon për veten, të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas as lart as poshtë por vetëm drejtë.

Meta për Dumanin: Nuk i druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore