Lajme

Sulm me thikë në një qendër myslimane në Portugali, regjistrohen 2 viktima


Policia portugeze qëlloi dhe plagosi një burrë të dyshuar për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë të martën, thanë autoritetet.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”, duke cituar transmetuesin vendas “S.I.C”.

Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, tha kreu i komunitetit Ismaili Narzim Ahmad për kanalin televiziv portugez.

Policia u thirr në qendër të martën vonë në mëngjes, ku u ndesh me një të dyshuar “të armatosur me një thikë të madhe”, tha një deklaratë e policisë.

Policia e urdhëroi atë të dorëzohej, por ai përparoi drejt tyre dhe u “neutralizua”, thuhet në deklaratë.

I dyshuari u dërgua në një spital të Lisbonës ku ishte në paraburgim policor.

Disa persona të tjerë u plagosën, sipas deklaratës, por nuk jepen detaje të mëtejshme.

Kryeministri i vendit António Costa tha se policia qëlloi të dyshuarin dhe u tha gazetarëve se sulmi ishte “një akt kriminal”.

“Gjithçka tregon se ky është një incident i izoluar”, tha Costa, pa dhënë detaje.

Nuk ka asnjë informacion të menjëhershëm për identitetin e të vrarëve.

Policia e armatosur nga një njësi e operacioneve speciale mund të shihej duke formuar një perimetër jashtë ndërtesës.

Costa tha se policia po hetonte sulmin dhe se ishte shumë herët për të spekuluar për një motiv.

Myslimanët shiitë Imami Ismaili, të njohur përgjithësisht si Ismailitë, i përkasin degës shiite të Islamit.

Myslimanët Ismaili janë një komunitet i larmishëm kulturor që jeton në më shumë se 25 vende të botës.

Portugalia nuk ka regjistruar ndonjë sulm të rëndësishëm terrorist në dekadat e fundit dhe dhuna fetare është praktikisht e padëgjuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore