Lajme

Sullivan konfirmon kontaktet e rregullta mes Moskës dhe Washington-it


Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, Jake Sullivan konfirmoi se ekziston një kanal i rregullt komunikimi mes Moskës dhe Washington-it.

Kujtojmë që Sullivan sapo përmbylli një udhëtim në Kiev ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Por, zyrtari i lartë amerikan është edhe përparimtari i “dialogut të nëndheshëm” me Rusinë.

Ai ka kontakte të rregullta me dy figura të rëndësishme në ekipin e Vladimir Putin, këshilltarët për politikën e jashtme Yuri Ushakov dhe Nikolai Patrushev.

Bisedimet me rusët janë joformale dhe sekrete, nuk kërkohet të zbulohet asgjë për përmbajtjen e saktë.

Por një gjë është e qartë: Washingtoni dhe Moska flasin rregullisht.

Në dialog ndërhyjnë edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit me ekuivalentët e tyre rusë.

“Këto kontakte në nivelet më të larta”, konfirmon Sullivan, “duhet të shërbejnë për të zvogëluar rreziqet e zgjerimit të konfliktit”.

Në veçanti, amerikanët përdorin këto kanale joformale për të përcjellë një mesazh të fortë: “Çdo përdorim i armëve bërthamore do të pasohej nga pasoja katastrofike për Rusinë”.

Zyrtari i lartë amerikan ka biseduar me ndihmës të lartë të Putin-it

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore