Një studim i ri shkencor i realizuar në Kinë, botuar në revistën mjëksore “The Lancet”, ka arritur në rezultatin se tre nga katër pacientë të shtruar në spitalet Covid-19, vazhdojnë të shfaqin të paktën një simptomë të sëmundjes edhe gjashtë muaj pasi u sëmurën.
Shkencëtarët, studiuan të dhëna nga 1 mijë e 733 pacientë në një moshë mesatare 57 vjeç, në Wuhan, kryeqendrën e pandemisë.
Në studim u zbulua se 76% e pacientëve kishin një ose më shumë simptoma gjashtë muaj pas diagnozës fillestare të infeksionit.
Simptoma më e zakonshme është lodhja ose dobësia e muskujve në 63% të pacientëve, pra pothuajse dy nga tre pacientë; ndërsa vështirësia për të fjetur ishte për 26% ose një në katër dhe ankthi ose depresioni në 23%.
Shumë nga pacientët që kaluan Covid-in, pas dëmtitmit të mushkërive, kishin probleme me frymëmarrjen edhe pas gjashtë muajsh.
Studimi lë gjithashtu të hapur pyetjen se sa i mundshme është një ri-infeksion. Tek pacientë të infektuar më parë, pas gjashtë muajsh, janë gjetur nivele më të ulëta të antitrupave neutralizues (reduktim me 53%, pra më shumë se gjysma), krahasuar me fazën akute fillestare të infeksionit.
“Për shkak se Covid-19 është një sëmundje kaq e re, ne vetëm tani kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet e saj afatgjata në shëndetin e pacientit. Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të jetojnë me të paktën disa nga efektet e coronavirusit pas daljes nga spitali, veçanërisht ata që kanë pasur një infeksion serioz”, tha Bin Kao, një profesor i pulmonologjisë dhe kujdesit intensiv në Universitetin Mjekësor Peoki në kryeqytetin kinez për revistën “The Lancet”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
Lajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare