Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me korona, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.
Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.
15% e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin zero deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80%, kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 %thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.
Nga studimi rezultoi se njerëzit që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73% më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32% më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.
Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
Lajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare