Jetesë & Stil

Stefi Prifti flet për ndarjen nga jeta të bashkëshortes


Stefi Prifti është këngëtar i njohur i shumë këngëve të pëlqyera nga publiku.

Në Dhjetor 1991, Stefi Prifti merr pjesë në Festivalin e 30-të në RTSH me këngën “Ne studentët”.

Në 1992 merr pjesë në festivalin e Festivali i 31-të në RTSH me këngën “Më bukur do jetë”.

Ai nuk është ndalur  që nga ajo kohë.

I ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin, ai si rrallëherë foli për humbjen e gruas së tij.

“Edhe unë kam kaluar një fatkeqësi të madhe në jetë time, ku humba bashkëshorten para pesë vitesh. Kanë kaluar pesë vite, ka qenë humbje e madhe, e kam vuajtur, vazhdoj ta vuaj, ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën. Për vajzat e mia ndoshta ka qënë më e vështirë. Është një gjë që nuk kthehet, dhe nuk harrohet kurrë”  ka rrëfyer këngëtari i njohur.

Stefi ka treguar se ka qenë baba shumë i mirë për vajzat e tij edhe pse mungesa e nënës nuk zëvendësohet.

Kujtojmë se një vit më parë, vajza e tij Maria, u martua në një dasmë të madhe dhe emocionet e këtij momenti Stefi i ndau edhe në studion e “E ardhmja është vajzë”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore