Aplikacione

Spotify tejkalon 600 milionë përdorues


Spotify postoi raportin e tij tremujor dhe shifrat duken tronditëse.

Gjatë tre muajve të fundit, platforma rriti MAU (përdoruesit aktivë mujorë) në 28 milionë, duke tejkaluar pritshmëritë e saj dhe duke arritur në 600 milionë, një nivel i ri për kompaninë suedeze.

Të ardhurat për të gjithë vitin 2023 ishin 3.7 miliardë euro (rreth 4 miliardë dollarë), që është 16% më shumë se në vitin 2022.

602 milionë përdoruesit aktivë përfshijnë 236 milionë abonentë Premium. Pjesa tjetër është pjesë e shërbimit falas që vjen me reklama dhe i mungojnë veçoritë.

Pritshmëritë për tremujorin e parë 2024 janë që baza e përdoruesve të arrijë në 618 milionë ndërsa klientët me pagesë parashikohet të rriten me 3 milionë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore