Pajisje

Spotify publikon “Jam”


Spotify ka publikuar një veçori të re të quajtur Spotify Jam, e cila lejon deri në 32 përdorues të bëhen DJ për listat e këngëve të festave në grup në kohë reale.

Mund të bashkohen përdoruesit falas ashtu edhe ata Premium Spotify, por vetëm abonentët Premium mund të iniciojnë sesionet Jam.

Pritësit kanë kontroll mbi seancën, duke përfshirë renditjen dhe heqjen e këngëve.

Përdoruesit mund t’i bashkohen një sesioni Jam përmes Bluetooth, kodit QR, lidhjes direkte ose lidhjes së përbashkët Wi-Fi.

Ky funksion synon të përmirësojë përvojën e dëgjimit në grup dhe është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Spotify në mbarë botën duke filluar nga 26 shtatori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore