Lajme

Spiunazhi nuk është një fenomen i Luftës së Ftohtë, por një problem aktual – sipas deputetit gjerman


Rastet e spiunazhit për Rusinë dhe Kinën të zbuluara së fundmi në Gjermani tregojnë se operacionet e inteligjencës së huaj në vend “nuk janë një fenomen i Luftës së Ftohtë, por probleme aktuale të sigurisë”.

Aktiviteti i spiunazhit është një kërcënim për demokracinë liberale.

Kështu ka deklaruar Konstantin von Notz, deputet i të Gjelbërve në Bundestagun ku është kryetar i Komisionit Parlamentar për Kontrollin e Agjencive të Inteligjencës.

Për von Notz, “çështja se si të luftohet me sukses sabotazhi, spiunazhi dhe propaganda antidemokratike nuk ka të bëjë asgjë më pak se të ardhmen e demokracisë dhe lirisë sonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore