Lajme

Spiunazhi i Rusisë ankohet për sanksionet ndaj Vulinit: Janë “akt i ri i agresionit” të SHBA-ve kundër Serbisë


Sergej Lavrov dhe Aleksander Vulin

“Kjo është një përpjekje e Uashingtonit për të ndërhyrë në mënyrë të vrazhdë në punët e një shteti të pavarur dhe një akt i ri i agresionit të SHBA-së kundër Serbisë. Sot, kushdo që mbron interesat e tyre kombëtare dhe refuzon të kërcejë me melodinë e SHBA-ve sanksionohet automatikisht”.

Sanksionet amerikane ndaj kryespiunit serb, i cili akuzohet për avancimin e korrupsionit, trafikimin e armëve e krimin e organizuar transatlantik, përveç se janë konsideruar si të paligjshme, sipas spiunazhit rus, të njëjtat janë edhe përpjekje për të frikësuar kundërshtarët gjeopolitikë.

“Liridashës, besnik i historisë dhe traditave të tyre, populli serb në asnjë mënyrë nuk përshtatet në rendin vdekjeprurës botëror të presidentit amerikan Joseph Biden dhe për këtë shkak acarojnë veçanërisht Shtëpinë e Bardhë”, thuhen në ankesën e shërbimit intelengjent rus.

Shefi i Shërbimit Intelegjent të Serbisë (BIA), njëherë ish-ministri i brendshëm, Aleksandër Vulin, njihet për deklaratat e tij etno-nacionaliste rreth krijimit të të ashtuquajturës “Botë Serbe” dhe për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe autoritetet ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore