Përballje

Spektakël në Bergamo mes Atalanta-s dhe Torino-s, Spezia befason Sassuolo-n


Ndeshjet e pasdites në Serie A dhuruan befasi dhe spekaktël.

Në Bergamo, Torino u kthye të barazonte rezultatin nga 3-0 në 3-3.

Atalanta shënoi tre herë brenda 20 minutave me Ilicic, Gosens dhe Muriel.

Dy gola në fund të pjesës së parë nga Belotti dhe Bremer haoën tërësisht ndeshjen.

Torino nuk u dorëzua dhe në fund u shpërblyen për mundin e tyre kur Bonazzoli barazoi për 3 me 3.

Me këtë barazim Atalanta mbetet në vendin e shtatë, kurse Torino largohet përkohësisht me një pikë nga zona e ftohtë.

Ndërkohë Spezia befasoi Sassuolo-n, duke u kthyer nga disavantazhi prej një goli për të fituar ndeshjen 2-1.

Spezia me këtë fitore largohet edhe më shumë nga zona e ftohtë, kurse Saussolo dështon të përfitoj nga hapi fals i Atalanta-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore