Lajme

Spanjë: hetime pas zbrazjes së digave për përfitim gjatë thatësirës


Pasi një kompani energjetike në Spanjë doli se kishte shteruar dy rezervuarë gjatë valës së nxehtësisë dhe thatësirës në mënyrë që të përfitonte nga çmimet jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike, qeveria nisi hetim ndaj saj.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se Iberdrola, prodhuesi i dytë më i madh i vendit, zbrazi digat në provincat Zamora dhe Cáceres në Spanjën perëndimore gjatë një periudhe prej disa javësh për të prodhuar hidrocentrale të lira, teksa çmimi për konsumatorët është në një rekord të lartë.

Kondicionerët janë graduar në minimumin e tyre teksa Spanja mbetet në kontrollin e një vale të nxehtit. Në vend janë regjistruar temperaturat më të larta ndonjëherë gjatë të shtunës së 14 gushtit, 47.2 gradë celsius, në Kordoba në Andalucia.

Teresa Ribera, ministrja për tranzicionin ekologjik, i ka përshkruar veprimet e Iberdrola-s si skandaloze dhe i ka shkruar kompanisë.

“Kjo nuk mund të lejohet të ndodhë”, ka thënë ajo në një intervistë televizive. “Uji është një burim i pakët, i cili është po aq i rëndësishëm për mirëqenien e familjeve dhe ekonomisë sa është për prodhimin e energjisë elektrike”.

Ribera ka vijuar se ajo i shihte veprimet e kompanisë si të papërgjegjshme, megjithëse ato nuk ishin të paligjshme sepse kompania lejohej të përdorte një sasi fikse uji në vit kur të donte dhe pavarësisht nga kushtet klimatike.

“Është legjitime, por jo e arsyeshme, kjo është arsyeja pse ne duam të ndërhyjmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ajo.

Sipas “The Guardian”, të dy rezervuaret janë një vijë e gjatë nga deti dhe janë të njohura për not dhe shëtitje me varkë, veçanërisht në muajt e nxehtë të verës. Kurse tani janë një shkretëtirë.

Në një tjetër rezervuar, San Pedro de la Nave-Almendra, niveli i ujit është aq i ulët sa pompat që nxjerrin ujin e pijshëm janë bllokuar nga balta dhe filtrat duhet të pastrohen dy herë në ditë.

Në Spanjë, çmimet e energjisë elektrike fiksohen në baza ditore përmes asaj që është në fakt një ankand pasi prodhuesit e energjisë ofrojnë për pjesën e tyre të tregut bazuar në kërkesën e pritshme.

Ky çmim bazë përcaktohet nga kostoja e energjisë bërthamore dhe energjisë së rinovueshme si era dhe ajo diellore, sepse ato janë më të lira. Pastaj, pjesa tjetër, gjeneratorët e hidrocentraleve dhe karburanteve fosile, bëjnë ofertën e tyre.

Efekti neto është se sa më e lartë të jetë kërkesa, aq më i lartë është çmimi, me luhatje që e bëjnë pothuajse të pamundur për konsumatorët të buxhetojnë faturën e tyre të energjisë elektrike.

Zbrazja e rezervuarëve për të përshpejtuar prodhimin e hidrocentraleve e vendosi Iberdrola-n në një pozicion për të ofruar “një fetë më të madhe torte”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore