Teknologji

SpaceX dhe T-Mobile sjellin lidhjen direkte me satelitë


Para disa ditësh, SpaceX dhe T-Mobile njoftuan se do të mbajnë një ngjarje të madhe. Teksa Musk e quante ngjarjen si “diçka speciale” dhe “lajm të madh”, u përhapën spekulimet në Twitter me supozime se në lidhje me çka do të bisedohet në ngjarjen e madhe.

Terminalet kryesore të Starlink sjellin internet me shpejtësi të madhe tek ato lokacione, por këto terminale janë të mëdha, të shtrenjta dhe kërkojnë vijë të qartë të pamjes të të gjithë qiellit.

Me lëvizjen e fundit, T-Mobile synon që t’i eliminojë të gjitha “zonat e vdekura” duke integruar spektrin ekzistues të brezit të mesëm PCS në satelitët Starlink V2, të cilat do të lansohen jo më larg se viti i ardhshëm. Kjo do t’u mundësojë telefonave që të lidhen direkt me satelitët, pa pasur nevojë për ndonjë ndryshim tek këta telefonë.

Shpejtësia dhe lidhja janë shumë më të kufizuara se terminalet me madhësi të plotë ose rrjetet standarde 4G-5G – do të ketë vetëm dy deri në katër megabit gjerësi brezi për zonë celulare. Teksa kjo i bije të jetë shumë e ngadaltë, ky partneritet do të ofrojë lidhje “shpëtuese” kur do të jetë e nevojshme.

Sigurisht se në mënyrë për t’u lidhur me këto antena të vogla në tokë në hapësirë nevojiten antenat e mëdha dhe të fuqishme. Kjo do të mundësohet nga satelitët e gjeneratës së dytë të Starlink, të cilat do të lansohen me raketën Starship të kompanisë SpaceX.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore