Sport

Soyuncu arrin marrëveshjen me Atletico Madrid-in


Çaglar Soyuncu, Photo: Sky Sports

Atletico Madrid po planifikon të përforcojë jo vetëm sulmin, por edhe qendrën e mbrojtjes. Te kjo e fundit i zgjedhuri është Çaglar Soyuncu nga Leicester. Turku ka një kontratë me anglezët që përfundon më 30 qershorin e këtij viti.

Sipas gazetes spanjolle “AS”, mbrojtësi dhe skuadra e drejtuar nga Diego Simeone kanë tashmë një marrëveshje paraprake mes tyre.

Turku thuhet se ka nënshkruar një parakontratë me Atletico-n, duke hedhur posht kështu interesin e Juventus-it dhe Inter-it.

Bordi i Atleticos është duke negociuar me Leicester-in për ta pasur atë në skuadër nga që kjo merkato dimërore. Vullneti i Soyuncu është gjithashtu që të jetë në Madrid sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse Atletico arrin marrëveshje me klubin anglez, futbollisti do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare e gjysmë. Nëse jo, ai tashmë ka një parakontratë që do të zgjasë pesë vjet, duke filluar nga vera.

Qendërmbrojtësi turk do të fitojë më shumë se 5 milionë euro në sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore