Sport

Southgate vlerëson Shqipërinë dhe trajnerin Reja


Tekniku i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka folur në konferencë për mediat, përpara ndeshjes me Shqipërinë.

Shqipëria dhe Anglia do të përballen ditën e diel në “Air Albania”, duke filluar nga ora 18:00, për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

Southgate ka folur me lëvdata për Kombëtaren e Shqipërisë dhe sidomos për teknikun Edoardo Reja.

“Janë një ekip i stërvitur mirë, kanë një trajner italian me përvojë dhe mund të shihet qartë në mënyrën se si ata luajnë”, tha Southagte.

“Ne do të shohim se si ata do përshtaten me ne, por ata luajnë mirë me topin dhe janë të organizuar në mbrojtje”.

Anglia fitoi ndeshjen e parë në grupe, përballë San Marinos me rezultatin 5-0. Shqipëria fitoi minimalisht në Andorrë me rezultatin 1-0. Të dy skuadrat qëndrojnë në krye me nga tre pikë, pasi dhe ndeshja tjetër në këtë grup, midis Hungarisë dhe Polonisë, përfundoi me rezultatin 3-3.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore