Kosova

Sondazhi i Institutit Amerikan: Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta problemi më i rëndësishëm i kosovarëve, inflacioni dështimi më i madh i Qeverisë


Ilustrim

Organizata jo-qeveritare amerikane “International Republican Institute”, të martën ka publikuar një sondazh më të dhëna të mbledhura në mes të 20 shkurtit dhe 13 marsit të këtij viti në Kosovë ku Zyra e Kryeministrit ka humbur më së shumti besimin e qytetarëve nga shtatori i vitit të kaluar.

Në këtë sondazh, theksohet se për dallim nga vitit 2021, Zyrës së Kryeministrit i ka humbur besimi për 5 për qind.

Gjatë vitit 2021, 12 për qind e qytetarëve nuk besonin fare në Zyrën e Kryeministrit ndërsa në vitin 2023 ky mosbesim është rritur në 17 për qind.

Dështimi më i madh i Qeverisë sipas kësaj ankete del të jetë inflacioni. Në pyetjen se cili është dështimi më i rëndësishëm i qeverisë aktuale, 12 për qind e të anketuarave kanë thënë se është inflacioni, pasuar nga papunësia prej 6 për qind, premtimet elektorale me 5 për qind.

Në pyetjen se cila është arritja më e rëndësishme e qeverisë aktuale ndër të tjera qytetarët kanë përmendur luftimin e korrupisionit me 17 për qind. Dialogu Kosovë-Serbi me 5 për qind, ndihma financiare me 4 për qind, rritja e pagave me 3 për qind dhe luftimi i krimit me 2 për qind.

Matja e opinionit publik tregon që kosovarët mendojnë që Kosova po ec në rrugë të gabuar.

Në pyetjen se Kosova a po ec në drejtimin e duhur apo të gabuar, qytetarët e anketuar në përqindje më të lartë, janë shprehur se vendi po ec në drejtim të gabuar.

Nga 49 për qind sa ka qenë në vitin 2021, përqindja e qytetarëve që mendojnë se Kosova po shkon në drejtim të gabuar ka shkuar në 55 për qind.

Në mesin e shumë pyetjeve të anketuarit janë pyetur edhe për problemin më të rëndësishëm me të cilën po përballen në Kosovë. Sondazhi vë në pah se 15 për qind e qytetarëve gjatë vitit 2021 kanë përzgjedhur koston e jetesës si problemin kryesor të tyre.

Ndërsa në vitin 2023 për pyetjen e njëjtë 68 për qind të anketuarve janë shprehur se kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë problemi më i rëndësishëm me të cilin po përballet Kosova.

Problemi i dytë me përqindje më të lartë del të jetë papunësa e cila nga 57 për qind sa ishte në vitin 2021, është rritur në 77 për qind në mars 2023.

Rritje ka pësuar edhe korrupsioni. Në vitin 2021, vetëm 8 për qind e qytetarëve kanë thënë se korrupsioni ishte problem, ndërkohë në muajin mars 2023 numri i qytetarëve që besojnë se korrupsioni në Kosovës është problemi më i rëndësishëm është rritur në 29 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore