Lajme

S’kemi numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve për të zgjidhur lëndët, thonë nga Supremja


Ilustrim.

Mbikëqyrësi i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmani, ka deklaruar se numri i gjyqtarëve s’është i mjaftueshëm për t’u përballur me numrin e madh të lëndëve që aktualisht posedojnë.

Në mbledhjen e KGJK-së, Sylejmani potencoi se kanë pozita të lira të paplotësuara e po ashtu edhe probleme me përkthimin e dokumenteve.

“Numri i gjyqtarëve nuk është i mjaftueshëm për me u përball me këtë numër që ende është i madh në Dhomën e Posaçme”.

“Kemi pozita të lira të paplotësuara edhe në grupin e zyrtarëve ligjor që po financohen nga GP-ja ku jena tri pozita edhe në grupin e pozitave që janë të rregulla për bashkëpunëtorë profesional, për përkthyes dhe për staf tjetër që është një kohë bukur e gjatë që janë të lira”, tha Sylejmani.

Ai tregoi se numri i lëndëve gjatë këtij tre mujori është mbi 13 mijë.

“Prej tyre, janë zgjidhur 854 lëndë ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura gjithsej 12 mijë 816 lëndë në të dy shkallë. Nëse e shohim sipas shkallëve gjyqësore, në shkallën e parë nga 12 mijë e 452 sa kanë qenë në punë janë zgjedhur 627 lëndë ndërsa kanë mbetur pa u zgjidhur 11 mijë e 826 lëndë. Ndërsa, në shkallën e dytë nga 1217 lëndë sa kanë qenë në punë janë zgjidhur 227 lëndë ndërsa kanë mbetur pa u zgjidhur 990 lëndë”.

Sylejmani konsideron se vazhdon të ketë numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve, pozita të lira të paplotësuara si dhe problemet me përkthim.

“Kemi pozita të lira të paplotësuara edhe në grupin e zyrtarëve ligjor që po financohen nga GP-ja  ku jena tri pozita edhe në grupin e pozitave që janë të rregulla për bashkëpunëtorë profesional, për përkthyes dhe për staf tjetër që është një kohë bukur e gjatë që janë të lira”.

Ndërkaq, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka potencuar se nuk është i kënaqur me efikasitetin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në zgjidhjen e lëndëve të vjetra.

“Statistikat në Departamentin e Përgjithshëm, njëmend do të kishin justifikim nëse do ishin përqendruar në lëndë e vjetra, por në qoftë se rezultati na dalin se nuk është fokusi në lëndët e vjetra atëherë e kemi një problem serioz në këtë çështje dhe që do kërkonte një mobilizim dhe të menaxhmentit të gjykatës dhe këshillit dhe gjyqtarëve”, ka deklaruar Zogaj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, vazhdoj të prij me numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura gjatë vitit 2022

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore