Shqipëria

Situata e reshjeve të shiut/ Krifca: Jemi në gatishmëri të plotë


Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet një postimi në platformën Facebook, ka reaguar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend.

“Të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë dhe nivelet e ujit në këto hidrovore janë në kuota pothuajse normale për momentin. Strukturat janë në gatishmëri të plotë”, shprehet Krifca në reagimin e saj.

Ajo ka bërë me dije se Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit janë me vëmendje të veçantë dhe në ndjekje të kësaj situate të shkaktuar nga prurjet e larta dhe vijimi i reshjeve të shiut në disa zona të vendit.

Krifca ka njoftuar gjithashtu se aktualisht ka rritje të niveleve të ujit në lumin Shkumbin dhe lumin Vjosa, por pa arritur në nivele që krijojnë përmbytje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore