Lajme

Siria dhe Irani vendosin mbrojtje ajrore të shtuar pranë Damask-ut


Siria dhe Irani kanë vendosur sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë sisteme bllokimi dhe paralajmërimi të hershëm, rreth Damaskut.

Kjo, për të parandaluar sulmet ajrore izraelite në zonë, sipas faqes Siriane Capital Voice.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia izraelite “The Jerusalem Post”.

Sipas raportit, sistemet e reja janë ndërtuar nga kompani koreano-kineze dhe janë ofruar nga Irani si pjesë e marrëveshjeve të arritura midis Sirisë dhe Republikës Islamike.

Burimet i thanë Capital Voice se Ministria Siriane e Mbrojtjes testoi sistemet e bllokimit në tetor, duke i bërë avionët izraelitë të largoheshin nga hapësira ajrore siriane të paktën dy herë.

Burimet gjithashtu pohuan se Irani kishte sjellë dy sisteme të mbrojtjes ajrore “Bavar-373” në zonën e Damaskut, një prej tyre është vendosur pranë qytetit Rakhlah, që ndodhet afër kufirit me Libanin dhe vetëm rreth 30 kilometra në veri të Lartësisë Golan.

Sipas raportit, sistemet Bavar-373 u sollën në Siri në gusht pasi u arrit një marrëveshje me Rusinë dhe qeverinë siriane.

Sistemet u sollën përmes territorit irakian dhe u ruajtën në Sirinë lindore deri vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore