Sport

Sirena angleze për Rabiot


Mesfushori i Juventus-it, Adrien Rabiot, po kalon në formë shumë të mirë në Kupën e Botës me kombëtaren e tij, Francën.

Pavarësisht që po kalon në momente shumë të mira, 27-vjeçari mund të largohet nga ekipi italian në afatin kalimtar të janarit.

Rabiot ka luftuar për të shkëlqyer në klubin nga Torino në këto vitet e fundit, por i ktheu gjërat këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Rabiot ka luajtur pothuajse çdo minutë në dispozicion për Francën në Kupën e Botës dhe ka të ngjarë të luajë një rol kyç në ndeshjen e tyre gjysmëfinale me Marokun.

Francezit i mbaron kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe vëshitrë se ai do të qëndrojë i veshur bardhezi.

Kështu, siç raporton “Calciomercato”, drejtuesit e klubit pritet t’ia ulin koston atij dhe me shumë mundësi do të largohet në janar nga “Zonja e Vjetër”, ku nuk mungojnë ofertat për të.

Ekipet angleze si Chelsea, Arsenal dhe Neëcastle United janë të interesuar për të përfituar nga kjo situatë, në mënyrë që ta transferojnë ish-lojtarin e PSG-së me parametra zero.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Rabiot, por një gjë tashmë duke e sigurt që ai nuk do ta vazhdojë karrierën në Juventus.

Kujtojmë që bardhezinjtë e transferuan atë me parametra zero në verën e vitit 2019 nga Paris Saint-Germain.

me fanellën e Juventus-it, Rabioit ka luajtur në total 145 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar tetë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore