Lojëra

“Sims 4” do të jetë falas- nga tetori


E publikuar në shtator të vitit 2014, The Sims 4 është një lojë që fokusohet në krijimin, zhvillimin dhe ndërtimin e personazheve.

Dhe të mërkurën, botuesi i lojës Electronic Arts (EA) njoftoi se versioni bazë i lojës do të ishte falas nga muaji i ardhshëm.

Duke filluar nga 18 tetori, loja do të jetë e disponueshme për shkarkim falas në PlayStation 4, PlayStation 5, Windows PC, Xbox Series X, Xbox One dhe Mac.

Ata që e kanë blerë tashmë lojën do të marrin falas paketën e ardhshme Desert Luxe.

Që nga publikimi i tij në 2014, zhvilluesi Maxis ka shtuar disa elemente si ndryshimi i stinëve.

Në një postim në blog, EA tha se “ekipi i saj është më i përkushtuar se kurrë në zhvillimin e Sims 4 për lojtarët tanë dhe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe lëshojmë pako dhe produkte Sims Delivery Express në të ardhmen”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore