Tokyo 2020

Simone Biles mbetet jashtë finaleve të ekipit të gjimnastikës për femra


Simone Biles është tërhequr nga gara e gjimnastikës në konkurrencën e femrave, sipas ekipit të gjimnastikës së SHBA-ve.

Ajo u tërhoq nga finalet e ekipit të femrave pasi u largua nga fusha për t’u trajtuar nga trainerja e saj.

Më pas ajo u rikthye me këmbë të lidhur fort, por nuk u ngroh para paraqitjes në atletikë. Në vend të saj u përgadit Jordan Chiles.

Një ekip i CNN i pranishëm në këtë ngjarje e pa Biles të ulur anash me një kostum sportiv me këmbën e saj të lidhur.

Derisa Biles po kërkonte të shtonte në sukseset e saj të katër medaljeve të arta të fituara në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

“Simone, në ngjarjen e parë të rotacionit të parë të konkurrencës ekipore. Ajo doli me garanci nga fusha e saj,” tha analistja sportive e CNN Christine Brennan.

Sapo ajo ishte përsëri në arenë, Biles mbështeste shokët e saj të skuadrës nga tribunat duke biseduar me ta dhe duke brohoritur pas çdo rutine.

Chiles po paraqitet në Lojërat Olimpike të saj të para dhe garoi së bashku me Sunisa Lee dhe Grace McCallum.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore