Shëndet

Si ta ktheni ushqimin në energji?


Vitaminat e kompleksit B veprojnë si koenzima në metabolizmin e energjisë.

Të gjitha pjesët e trupit (muskujt, truri, zemra dhe mëlçia) kanë nevojë për energji për të punuar. Kjo energji vjen nga ushqimi që hamë.

Vitaminat B janë të tretshme në ujë, ato veprojnë si koenzima në metabolizëm, por, nuk ruhen mirë në trup. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ato të merren mjaftueshëm me ushqim ose me shtimin e suplementeve. Janë tetë vitamina që përbëjnë kompleksin B dhe të gjitha kanë vetitë e nevojshme dhe thelbësore për punën e trupit tonë.

Veprimi i vitaminave B kompleks reflektohet në këto procese: dekompozimi i lëndëve ushqyese për prodhimin e energjisë në trup, sintezën dhe riparimin e molekulave të ADN-së, rigjenerimin e lëkurës, riparimin nga dëmtimet, ruajtjen e shëndetit të sistemit nervor dhe ndikimin në memorie dhe humor.

Ato gjithashtu stimulojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë trupin nga sëmundjet, ndihmojnë në luftimin e depresionit, ankthit, sëmundjeve të zemrës dhe dhimbjeve të ciklit menstrual.

Përqendrimet më të larta të regjistruara të vitaminave B gjenden në këto ushqime, në 100 gram: të verdhat e vezëve – 0,6 mg vitaminë B6, bishtajore – rreth 0,5 mg vitaminë B6, banane – 0,5 mg vitaminë B6, maja – 1,5 mg vitaminë B6, qumësht – 0,5 mikrogram vitaminë B12, sardele – 8,9 mikrogramë vitaminë B12, arra – në varësi të llojit, drithërat, perimet jeshile, frutat e freskëta.

Përvojat e njerëzve që nuk marrin mjaftueshëm vitamina të kompleksit B nuk janë pozitive. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitamina B përmes dietës suaj ose përmes suplementeve dietike, do ta vini re shpejt këtë nga simptomat tuaja. Mungesa e vitaminës B në organizëm mund të shkaktojë: lodhje, anemi, humbje të oreksit, depresion, dhimbje barku, rënie të flokëve, ngërçe të muskujve.

Megjithatë, marrja e tepërt e disa vitaminave B sjell me vete efekte anësore të padëshirueshme. Do ta keni të vështirë të merrni shumë vitamina B në dietën tuaj, por duhet të keni kujdes që të mos merrni më shumë se doza e rekomanduar e suplementeve dietike.

Në varësi të llojit të vitaminës B kompleks, efektet anësore janë: B3 (niacin) – rritje e sheqerit në gjak, skuqje e lëkurës dhe probleme të mëlçisë, B6 (piridoksinë) – dëmtim nervor, lezione të lëkurës, rritje e rrezikut për atak në zemër, B9 (folik) – dëmtim i veshkave dhe sistem imunitar më i dobët, B12 (kobalaminë) – skuqje e lëkurës, akne dhe probleme me zemrën dhe sistemin e gjakut.

Në shumicën e rasteve, marrja e kompleksit të vitaminës B nuk do të çojë në shtim në peshë, por vitaminat B kanë një efekt pozitiv në hapjen e oreksit dhe në kufij të shëndetshëm mund të ndihmojnë njerëzit që duan të shtojnë peshë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore