Jetesë & Stil

Si rrallë herë, Justin Timberlake, publikon imazhe të fëmijëve të tij


Këngëtari, Justin Timberlake dhe aktorja, Jessica Biel bëjnë pjesë në grupin e personazheve publike të cilët me fanatizëm e mbrojnë jetën e tyre private.

Madje, super të rezervuar ata janë edhe sa i përket fëmijëve të tyre, por së fundmi ata kanë lëshuar pe në këtë aspekt.

Ylli i hitit “What goes around comes back around”,si rrallë herë, ka publikuar imazhe të djemve të tij, në fakt për herë të parë të ai ka shpërndarë fotografi të djalit të tij të vogël, Phineas.

Ndërsa, postimit të tij i shtoi edhe një përshkrim të veçantë teksa ka theksuar se “të jesh baba është ndjenjë e mirë”.


Fotografi e publikuar nga Justin Timberlake në Instagram.

“Të jesh baba është më mirë seç mund ta imagjinoja. Mirënjohëse për baballarët e mi dhe gjyshërit e mi, që më kanë udhëhequr në këtë rrugë, duke sakrifikuar për mua për të jetuar ëndrrat e mia dhe për të mësuar mua se jeta e vërtetë ndodh në gjithë momentet e vogla”, shkroi Timberlake.

Por edhe ky postim ishte nën përkujdesje të plot, pasi që fotografitë e publikuara përfshijnë imazhe të cilat nuk e shfaqin portretin e fëmijëve të tij.

Fotografi e publikuar nga Justin Timberlake në Instagram.

Ndërsa, në një intervistë të dhënë, Justin, bashkë me bashkëshorten e tij, Jessican, treguan se djemtë e tyre u shoqëruan shumë shpejt me njëri-tjetrin.

Justin Timberlake, Jessica Biel.

“Janë bërë miq të mirë dhe në fakt isha e shqetësuar. Ti nuk e di asnjëherë se çfarë do të ndodhë dhe si do të ndjehet fëmija më i madh për të voglin”.

“Por ata të dy kënaqen me njëri-tjetrin dhe është diçka e mrekullueshme që t’i shohësh kështu”, tha Biel

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore