Lajme

Si kaloi nata në Kiev?


Situata në Kiev është e qetë dhe kryeqyteti është plotësisht i kontrolluar nga ushtria dhe mbrojtja ukrainase.

Kjo thuhet në një mesazh në kanalin “Telegram” të Administratës Shtetërore të Qytetit të Kiev-it.

“Situata në Kiev është e qetë, kryeqyteti është plotësisht i kontrolluar nga ushtria ukrainase dhe forcat e mbrojtjes. Pati disa përleshje me grupet sabotuese gjatë natës”, tha Mykola Povoroznik, Zëvendëskryetari i Parë i Administratës të Kievit.

Kujtojmë se mbrëmë, raketat ruse goditën vendin e depozitimit të mbetjeve radioaktive të degës së Kievit të Shoqatës Radon.

Sipas vlerësimit paraprak të Agjencisë Shtetërore të Rregullatorit Bërthamor, nuk ka pasur kërcënim për popullatën jashtë zonës së mbrojtjes sanitare.

Më pas, departamenti tha se që nga ora 03:20, sfondi i rrezatimit pranë stacionit të metrosë Pecherskaya ishte normal dhe i pandryshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore