Film

Shuhet aktorja Liz Sheridan në moshën 93-vjeçare


Liz Sheridan, aktorja veterane që ka luajtur rolin e nënën e Jerry Seinfeld, Helen, në “Seinfeld”, ka ndërruar jetë mëngjesin e të premtes së 15 prillit.

Lajmin e ka konfirmuar menaxherja dhe njëherazi shoqja e saj Amanda Hendon për agjencinë e lajmeve “CNN”.

Në fillim të kësaj jave, Sheridan kishte festuar ditëlindjen e saj të 93-të.

Pjesët ku ajo ka luajtur përfshijnë një rol në “Alf” dhe prodhimin e Broadway-t të “Happy End” me Meryl Streep.

Sakaq, ajo ka lënë pas vajzën dhe dhëndrin.

Sheridan ishte gjithashtu një autore, e cila ka shkruar autobiografinë “Dizzy & Jimmy” për marrëdhënien e saj me të riun James Dean, kur të dy ishin aspirues për interpretues në Broadway.

Gjatë kësaj kohe, ajo ishte duke punuar për ta shndërruar librin në film.

Vdekja e Sheridan vjen brenda dy javësh nga vdekja e anëtares së kastit të “Seinfeld”, Estelle Harris, e cila luajti nënën e George Costanza në serial.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore