Muzikë

Shtyhet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy”


Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” për vitin 2021 nuk do të mbahet gjatë muajit janar, por në 14-të mars të po këtij viti.

Në një deklaratë të fundit të agjencisë që transmeton ceremoninë e ndarjes së çmimeve, thuhet se ky vendim erdhi pas bisedave me ekspertët e shëndetësisë, duke vlerësuar shtimin e rasteve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Ne duam të falenderojmë të gjithë artistët e talentuar, stafin dhe veçanërisht artistët e nominuar këtë vit për mirëkuptimin, durimin dhe vullnetin për të punuar me ne edhe gjatë këtyre kohëve të vështira”, shpjegohet në deklaratë.

Gjithashtu ata shtojnë se asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe siguria e të gjithëve që punojnë për produksionin e shfaqjes.

Kujtojmë se të paktën gjashtë persona vdesin çdo orë në Los Angeles, si pasojë e Covid-19.

Vendi ka regjistruar mbi 11 mijë viktima, të cilat përbëjnë 40% të të gjithë vdekjeve në SHBA./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore