Shqipëria

Shtohen lundrimet nga porti i Durrësit drejt Barit për periudhën e festave të fundvitit


Nga dita e sotme e 21 dhjetorit, tragetet e linjës Durrës-Bari nisin lundrimet e dyfishta për të përballuar fluksin në hyrje, në portin më të madh në vend.

Këtë të enjte bëhet me dije se mbërrijnë katër tragete në portin e Durrësit me rreth tre mijë pasagjerë e 1 mijë e 500 vetura.

Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri përkojnë me kthimin në atdhe të mijëra emigrantëve.

Për këtë arsye, autoritetet portuale kanë marrë masat për përpunimin sa më të shpejtë të pasagjerëve dhe automjeteve.

Në total do të jenë 20 sportele për kontrollin e dokumenteve në terminalin e trageteve bëjnë të ditur burime nga Kapitaneria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore